Një nga çështjet që u diskutua në fillim të mbrëmjes e sotme ishin puthjet e Laert Vasilit me djemtë e shtëpisë.

Teksa u gjykua nga disa prej vajzave të shtëpisë, ndër të tjera Laerti tha se ai është aktor dhe disa herë ka patur si rol të puthë meshkuj në personazhet e tij.
Mirëpo, pas kësaj deklarate Amber na ka suprizuar me postimet e saj në InstaStory.
Ajo ka publikuar foton e një transgjinoreje shqiptare në Greqi, e cila është shoqe e Amberit, me të cilën Laerti ka qenë në lidhje prej 1 viti e gjysmë.
“Përvec pjesës së misionit nga vëllai i madh, Laert Vasili ka patur vërtetë eksperiencë me një shoqen time Shqiptare transgjinore. Nuk ka asgjë të keqe ta pranojë.
Kjo është goca që ka qenë Laerti i lidhur 1 vit e gjysëm në Greqi, është transgjinore e famshme në Greqi. Dhe pavarësisht që e ka thënë që ishte mision, historia është e vërtetë”