Pas daljes së Eglit nga shtëpia e Big Brother VIP Albania
, deklaratat dhe sjelljet e Gjestit kanë shkaktuar një valë të madhe reagimesh në rrjetet sociale.
Ndjekësit nuk kanë kursyer kritikat ndaj tij, duke e akuzuar se ka ndikuar drejtpërdrejt në largimin e Eglit dhe e ka shtyrë atë drejt një gjendjeje të rënduar emocionale.
Komentet negative janë përhapur me shpejtësi, ku shumë ndjekës e quajnë manipulues dhe pa ndjenja për mënyrën se si e ka trajtuar Eglin gjatë qëndrimit në shtëpi dhe veçanërisht për qëndrimet e tij pas largimit të saj.
Një nga momentet që ka shkaktuar më shumë zemërim ka qenë deklarata e tij në dhomën e rrëfimit, ku ai ka thënë:
“O unë, o ajo në këtë shtëpi.”
Kjo frazë është interpretuar si një ultimatum, duke lënë të kuptohet se ai ka pasur një ndikim të madh në vendimin e Eglit për t’u larguar.
Përveç kësaj, ndjekësit janë irrituar edhe nga mënyra sesi ai ka komentuar për gjendjen e saj, duke thënë:
Në rrjetet sociale, ka pasur një ortek kritikash, me shumë komentues që e quajnë egoist dhe pa ndjenja, duke kërkuar që ai të marrë përgjegjësi për ndikimin që ka pasur në shëndetin emocional të Eglit.